Sot Barça-Atletiko, Superkupa e Spanjës
Superkupa e Spanjës nuk do të jetë më një “El Clasico”, sikurse ka ndodhur në dy sezonet e fundit, pasi ka ndryshuar një nga protagonistët e saj. Skena i përket sërish Barcelonës, kampiones në fuqi të La Ligës, ndërsa përballë katalanasve këtë radhë nuk do të jetë Reali i Madridit, por Atletiko Madrid, triumfuesja në Kupën e Spanjës. Pavarësisht këtij ndryshimi, koncepti i spektaklit që përqafon formacioni i Diego Simeones garanton një përballje emocionuese përballë Lionel Mesit me shokë.