E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot El Clasico, me disa ndryshime

El Clasico e futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit do të vendosë sot finalistin e Kupës së Spanjës. Ndeshja e cila do të luhet në "Camp Nou" pritet të jetë me disa ndryshime në formacion.

Pas formës së treguar në ndeshjet e fundit për skuadrat e tyre, në lojë pritet të startojnë David Villa për Barcelonën dhe Leite Kaka për Realin. Fabregas mund të jetë në bankën rezervë te Barca, ndërsa te Reali Di Maria.

Befasues fakti është se me Realin ka udhëtuar edhe Iker Casillas që pritet të jetë në bankën rezervë. Marcelo dhe Albiol nuk do të jenë të gatshëm për lojë.

Te Barcelona befasi mund të jetë inkuadrimi në lojë për disa minuta i Eric Abidal pas një mungese të gjatë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›