E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio: Nuk guxova të festoj golin e Rafael!

Mbrojtësi i Manchester United, i huazuar te QPR, Fabio ka patur një moment aq të lumtur por edhe të hidhur në ndeshjen ndaj Manchester United. Ai ka pranuar se është ndier aq i lumtur që vëllau binjak i tij, Rafael shënoj gol ndaj QPR-së por se nuk guxoj të festoj atë.

"Zihesha në vete sepse u gëzova për golin e Rafael. Unë nuk guxoja të festoja sepse isha i ulur pranë pronarit të skuadrës, Tony Fernandes dhe kjo gjë nuk do të ishte e kuptimt. Nuk mund ta mohoj, unë isha i lumtur për golin e vëllaut tim. Jam i lumtur për të ndërsa mund të them se ndarja me të ishte momenti më i hidhur në jetë" deklaroj binjaku Fabio./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›