E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet Interi dhe Balotelli

Skuadra e Interit është dënuar me 50 mijë euro për ngritjen e disa parullave fyese në derbin ndaj Milanit, si dhe bananen e treguar për Mario Balotellin që paraqet një fyerje raciste.

Komisioni disiplinor i futbollit nuk e ka lënë pa e dënuar edhe Mario Balotellin. Sulmuesi italian është dënuar me 11 mijë euro pasi që në fund të ndeshjes kishte provokuar tifozët e Interit me disa gjeste.

Ky është dënimi i parë për Balotellin që nga transferimi i tij te Milan nga Manchester City./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›