E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Konventa e LSI, pritet të përshëndetet nga politika rajonal shqiptare

TIRANË - Sot LSI do të zhvillojë në Pallatin e Kongreseve, per dy ditë Konventën Kombëtare, e cila do të mbahet në orën 11:00, në Pallatin “Asllan Rusi”.

Konventa e LSI pritet të përshëndetet nga politika rajonal shqiptare, nga Hajredin Kuçi, Zv/kryeministër / Nënkryetar i PDK-së, Arben Gashi , deputet i LDK-së, Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së, Vegim Gashi, nën-kryetari i AKR, Ali Ahmeti, BDI, Menduh Thaçi, PDSH. Konventa e LSI do përshëndetet edhe nga politikanë nga Mali i Zi dhe të Preshevës.

Para një javë Ilir Meta fitoi në garën për kreun e LSI-së, përkrahë Luan Rames.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›