E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Berisha priti në një takim Ambasadoren amerikane në Tiranë, zonjën Marsi Ries. Në këtë takim, Ambasadorja Ries e informoi Kryeministrin mbi fjalimin e Presidentit Bush pë

Sot, Kryeministri Berisha priti në një takim Ambasadoren amerikane në Tiranë, zonjën Marsi Ries.

Në këtë takim, Ambasadorja Ries e informoi Kryeministrin mbi fjalimin e Presidentit Bush për nisjen e një momenti të ri në Irak, si dhe nismat e qeverisë amerikane për të ndihmuar qeverinë dhe popullin iraken në funksion të stabilitetit të vendit, zhvillimin ekonomik dhe shuarjes së konflikteve.

Ambasadorja Ries theksoi se Qeveria amerikane dhe Presidenti Bush vlerësojnë shumë lart ndihmën që Shqipëria po jep në Irak me trupa në shërbim të paqes dhe sigurisë. Ajo e falënderoi Kryeministrin Berisha për gjithë mbështetjen në luftën globale kundër terrorizmit.

Në takim, Kryeministri Berisha dhe Ambasadorja Ries diskutuan edhe për situatën për zgjedhjet vendore. Ambasadorja amerikane u shpreh se Washingtoni po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe se qeveria amerikane vlerëson faktin që kryeministri shqiptar po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të dalë nga kjo situatë dhe për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeministri Berisha i shprehu Ambasadores amerikane vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe dialog me të gjithë faktorët që ndihmojnë në arritjen e këtij objektivi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›