E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sot Kuvendi i demokratëve, Berisha kërkon votëbesimin

Ditën e sotme, 2 dhjetor, ashtu siç ishye paralajmëruar më herët, do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Kuvendi do të mbahet  në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë punimet në orën 10:30.

Berisha ka lajmëruar më herët se në Kuvendin e sotëm do të kërkojë votëbesimin e demokratëve pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Megjithatë, votimi nuk pritet të ketë surpriza dhe Berisha do të vazhdojë të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale  në vitin 2025.

Dy vite pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së kjo parti vijon të jetë ende e përçarë dhe 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin do të mungojnë në Kuvendin e sotëm.

Edhe pse Berisha ka bërë një hap pas dhe e ka njohur Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar, ky i fundit nuk e njeh Berishën si kryetar të partisë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›