E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Lamtumira e fundit Michael Jackson

Majkëll Xhekson ngjitet sot për herë të fundit në skenën qe e deshi aq shumë. Menjëherë pas lamtumirës së fundit nga familja e tij, arkivoli i larë në flori me trupin e Mbretit të popit do të lëvizë nga varrezat e Forest Loan të Hollivudt në podiumin e stadiumit Staples Center të Los Angelesit ku rreth orës 19 do të mbahet koncerti më madhështor i të gjitha kohrave në nder të tij. Figura të njohura të muzikës kinemasë dhe sportit si Mariah Carey, Usher dhe Jennifer Hudson, Lionel Richie dhe Stevie Uonder, do të nderojnë legjendën e shuar në një ceremoni që do të ndiqet nga më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën. Në këtë spektakël, të organizuar ashtu siç donte vetë Michael, me muzikë dhe fishekzjarre, do të mungojë aktorja dhe mikja e tij e ngushtë Elizabeth Tajlor, e cila tha se nuk mundet të ndajë hidhërimin e saj me miliona njerëz në botë. Për ceremoninë u zhvillua një llotari për shitjen e 18 mijë biletave për publikun. Ajo do të transmetohet nga mediat më të fuqishme botërore. Shumë prej biletave të shpërndara kanë përfunduar në internet dhe çmimet per ta mbyllur paktin menjeherëe arritën deri në 8 mijë dollarë. Por do të duhet shumë punë për të paguar 400 milionë dollarët që Majkëll kishte borxh. Pikërisht kjo shifër alarmante duket t’i ketë marrë jetën atij. Miqtë e përshkruan këtë problem si një pistoletë e vendosur prapa kokës. Ja pse Michael kishte vendosur të kthehej në skenë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›