E Shtunë, 31 Tetor 2026

XinJang, përplasje me policinë 140 të vdekur

140 të vdekur e 816 të plagosur, është ky bilanci dramatik i përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe një minoriteti mysliman në provincën Xinjang të Kinës perëndimore. Manifestimi që u mbajt të dielën në mbrëmje u organizua pas vrasjes së dy ujgurëve të këtij komuniteti, të cilët ishin akuzuar për përdhunimin e një punonjëse të një fabrike lodrash. Në protesta morrën pjesë deri në 3000 vetë, të cilët pak para ndërhyrjes së policisë I vunë zjarrin disa makinave dhe bllokuan disa kryqëzime të rëndësishme të qytetit. Provinca Xinjang me shumicë myslimane kontrollohet me grusht të hekurt nga Pekini zyrtar. Xinjang është atdheu i 8.3 milionë njerëzish, të cilët akuzojnë Kinën për represion politik dhe fetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›