Sot Ministri i Shtetit per Integrimin z. Sokol NAKO u takua ne Bruksel me Komisionerin per Marredhenjet me Jashte ne Komisionin Europian, z. Kriss PATTEN. Ministri NAKO u takua gjithashtu edhe me funk
Sot Ministri i Shtetit per Integrimin z. Sokol NAKO u takua ne Bruksel me Komisionerin per Marredhenjet me Jashte ne Komisionin Europian, z. Kriss PATTEN. Ministri NAKO u takua gjithashtu edhe me funksionare te larte te Komisionit Europian si dhe me perfaqesues te Presidences se rradhes te Keshillit qe aktualisht mbahet nga Danimarka.
Gjate takimeve Ministri Sokol NAKO trajtoi probleme te stadit aktual te marredhenjeve midis BE dhe Shqiperise si dhe te intensifikimit te tyre ne perspektiven e hapjes se bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit.
Komisioneri Patten dhe bashkebiseduesit e tjere te Ministrit NAKO shprehen vleresimin e tyre pozitiv per zhvillimet e fundit ne vendin tone, theksuan domosdoshmerine e vazhdimit te reformes si dhe gadishmerine e BE-se per te proceduar me hapat perkates ne drejtim te Procesit te Stabilizim Asocimit, gjate muajve ne vazhdim ashtu sic percaktohej edhe ne konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE te dates 17 qershor 2002.