E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunikim me shtypin i zotit Aldrin Dalipi,zedhenes i kryeministrit Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen tuaj në këtë komunikim të rëndësishëm ju bëj me dije se, me propozim të Kr

Komunikim me shtypin i zotit Aldrin Dalipi,zedhenes i kryeministrit

Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen tuaj në këtë komunikim të rëndësishëm ju bëj me dije se, me propozim të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.Fatos Nano, dhe në pajtim të plotë me të, Presidenti i Republikës, dekretoi sot, më 7 Gusht 2002, me numër dekreti 3424 shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, z.Fatos Klosi.
Në propozimin e tij Kryeministri ka vlerësuar punën dhe arritjet e këtij institucioni drejt një veprimtarie të orientuar në kerkesat kushtetuese, dhe normave demokratike, ndërsa ka theksuar se: "Drejtori i këtij institucioni, Fatos Klosi, megjithëse ka qenën në krye të SHISH, gjatë periudhës së viteve 1997 – 2002 aftësitë e tij në drejtim nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar dhe shpesh herë nuk janë përputhur me progresin e bërë."
Gjithashtu, Kryeministri dhe më tej Presidenti i Republikës dëshirojnë të kontribojnë realisht në lehtësimin e procedurave të hetimit parlamentar ndaj SHISH duke vendosur bashkarisht clirimin e zotit Klosi nga konflikti i interesave dhe lënien e tij në dispozicion të Komisionit Hetimor Parlamentar për sqarimin e cshtjeve objekt hetimi.
Me propozim gjithashtu të kryeministrit bazuar në dekretin e sotëm të Presidentit të Republikës deri në emërimin e drejtorit të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror këtë funskion do ta kryejë zv.Drejtori aktual i këtij institucioni, z. Petrit Myftari.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›