Zv/ Kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta ka marre këto ditë nje mesazh urimi nga Ministri i Jashtem i Greqise, z Papandreu. Duke shprehur urimet më të perzemerta me rastin

Zv/ Kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta ka marre këto ditë nje mesazh urimi nga Ministri i Jashtem i Greqise, z Papandreu.
Duke shprehur urimet më të perzemerta me rastin e emerimit të Zotit Meta në detyrën e Tij te re, z. Papapandreu thekson se Greqia do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Shqipërisë për të lehtësuar hapjen e negociatave për arritjen e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE.
Në kuadrin e zgjerimit të BE presidenca e ardhshme greke e Bashkimit Evropian kërkon vlera të reja, duke theksuar forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve të rajonit tone dhe të familjes evropiane.
Greqia dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal për çështje me interes të përbashkët. Në këtë kuadër proçesi i bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore merr një rendësi të veçantë për deri sa ai shpreh zërin e popujve të rajonit.
Shpresoj që bashkëpunimi ynë në të gjitha fushat me rastin e marrjes së detyrës së re nga ana Juaj, e përfundon urimin e tij Zoti Papandreu, do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale.