Sot apeli i skuadrave në FIA për aerodinamikën
Është më i shumë pritur se spektakli, që mund të dhurojë gara e Montekarlos. Për disa të tjerë është më deciziv sesa gara e Brazilit, ku vitet e fundit janë përcaktuar edhe titujt e pilotëve. Sot në Paris mblidhet Komisioni i Apelit Ndërkombëtar të "FIA, e thirrur për të analizuar apelimin e bërë nga Ferrari, Red Bull e Renault kundër rregullit të aerodinamikës, që përdoret nga Braun GP, Tojota e Uilliams. Për Kimi Raikonen, ai i FIA-s do të jetë një vendim, "i cili do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në kampionat". "Është një çështje komplekse dhe kampionati mund të vendoset pak a shumë sot. Nëse aerodinamika e tyre do të konsiderohen të rregullta, Braun GP do të bëhej gati e pakapshme për cilën do skuadër", mendon Fernando Alonso. Edhe pse Tojota dhe Uilliams po arrijnë rezultate të mira si në klasifikim ashtu edhe në garë, Braun GP është në krye të tabelës së pilotëve dhe konstruktorëve: Xhenzon Baton, 15 pikë, pasohet nga shoku i skuadrës Rubens Barrikello, 10; skuadra ka 25 pikë, e dyta është Tojota me 16,5. Në Paris sot do të jenë edhe BMV Sauber e MekLaren. E para për të njëjtën gjë si Ferrari, Red Bull e Renault. Ndërsa MekLaren do të marrë pjesë vetëm për të dëgjuar. Vendimi do të bëhet i ditur vetëm të mërkurën.