Tirana, presidenti i ri brenda dhjetë ditësh
Tirana zhvillon asamblenë e jashtëzakonshme, por për emrin e presidentit të klubit bardheblu duhet pritur ende. Në mbledhjen e djeshme, të zhvilluar në "Hotel Tirana International" kanë marrë pjesë 42 anëtarët aktualë të klubit 23-herë kampionë, që përbënin më shumë se 1/3 e nevojshme për të filluar punimet. Ndërkohë që munguan përfaqësuesit e bashkisë së kryeqytetit, e cila është pronarja e klubit bardheblu dhe tre prej donatorëve të skuadrës. Në përfundim, janë votuar 51 anëtarët e rinj të asamblesë dhe u vendos se për të zgjedhur njëshin e ri të klubit do të zhvillohet një tjetër mbledhje, e cila do të organizohet brenda dhjetë ditësh. Përveç anëtarëve aktualë, i pranishëm ishte edhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vasil Bici. Asambleja e jashtëzakonshme u hap me analizën e donatorit Refik Halili, i cili ka drejtimin e klubit në këtë sezon. Ai e vendosi edhe një herë theksin te ndihma e pakët që ka marrë nga donatorët e tjerë në financimin e skuadrës.
Anëtarët
Numri i anëtarëve të asamblesë së re zgjedhore do të jetë 51. Nga 74 emra të propozuar u zgjodhën 46 anëtarë të rinj. Numri është plotësuar nga katër donatorët e Tiranës dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për të cilët nuk u zhvillua votim. Vlen për t‘u theksuar fakti se janë "përjashtuar" për konflikt interesi Millan Baçi dhe trajneri aktual i Dinamos, Shkëlqim Muça, që deri më tani figuronte si i mandatuar për asamblenë zgjedhore të kryesisë bardheblu dhe presidentit. Mes emrave që janë përfshirë si anëtarë nuk mund të mungonte legjenda e klubit Fatmir Frashëri, i cili ka mbajtur edhe postin e presidentit, por edhe Indrit Fortuzi (aktualisht trajner i Skënderbeut), Mirel Josa e Agustin Kola.
Drejtuesit
Kjo ishte vetëm faza fillestare, pasi "ngërçi" i vërtetë fillon tani. Problemi kryesor mbetet zgjedhja e presidentit të kryesuesve të këtij sezoni në Kategorinë Superiore dhe kryesisë së re të klubit. Në fakt, Bashkia e Tiranës e quan të jashtëligjshme asamblenë e jashtëzakonshme, ku janë përcaktuar anëtarët për asamblenë zgjedhore. Nismëtarët u akuzuan për
"interpretim jo korrekt ligjor" të statutit dhe këtu ka filluar konflikti. Edhe nëse pas dhjetë ditësh do të përcaktohen emrat e drejtuesve më të lartë të klubit, firmën për njohjen e tyre e jep vetëm bashkia dhe kreu i saj, Edi Rama. I gjithë ky konflikt pritet të ndikojë jo pak në ecurinë e skuadrës në këtë fund sezoni. Të mërkurën, bardheblutë udhëtojnë drejt Shkodrës për të luajtur takimin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa kampionati ka hyrë në fazën kulmore. Nëse palët nuk do të sheshojnë mosmarrëveshjet, gjithçka e mirë e bërë gjatë këtij edicioni rrezikon të shkatërrohet.