E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot betimi i qeverisë te Presidenti Topi

Kryeministri Sali Berisha dhe 15 ministrat e kabinetit të tij pritet të betohen sot tek Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Pas miratimit ditën e djeshme të kabinetit të ri nga 74 deputetë të Kuvendit, ministrat pritet të betohen sot tek kreu i shtetit, Topi. Ceremonia pritet të zhvillohet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave.
Në miratimin e djeshëm të qeverisë "Berisha 2" ishin të pranishëm 74 deputetë të mazhorancës, dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili dha votën kundër qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›