E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria "Berisha" betohet para Presidentit

Kryeministri Sali Berisha dhe 15 ministrat e kabinetit të tij bënë betimin tek Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ceremonia ka nisur me dëgjimin e himnit të flamurit, dhe pas leximit të dekreteve kreu i qeverisë Berisha dhe ministrat bënë betimin njëri pas tjetrit. Ceremonia nisi në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave. Tashmë me betimin tek Presidenti Topi, ministrat nisin zyrtarisht punën.
Presidenti Bamir Topi dekretoi qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha ditën e hënë.
Qeveria "Berisha 2" u miratua ditën e djeshme nga Kuvendi i Shqipërisë me 74 vota pro të maxhorancës, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule votoi kundër, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme në seancë.
Përberja e kabinetit të ri qeveritar që do drejtojë vendin në 4-vitet e ardhshme do të jetë:
Kryeministër-Sali Berisha
Zv.Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme - Ilir Meta
Ministër i Brendshëm - Lulzim Basha
Ministër i Shtetit - Genc Pollo
Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit - Genc Ruli
Ministër i Ekonomisë - Dritan Prifti
Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta - Spiro Ksera
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve - Ferdinand Xhaferri
Ministër i Shëndetsisë - Petrit Vasili
Ministre e Integrimit - Majlinda Bregu
Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave - Fatmir Mediu
Ministër i Financave - Ridvan Bode
Ministër i Arsimit dhe Shkencës - Myqerem Tafaj
Ministër i Brendshëm - Arben Imami
Ministër i Drejtësisë - Bujar Nishani
Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit - Sokol Olldashi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›