E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e Martin Luther King përkon me betimin e Obamës

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO SHBA - Në Washington qindra veta vendosën kurora me lule tek Monumenti i Martin Luther King në National Mall, në nderim të rolit dhe kontributit të tij për të drejtat civile të afrikano - amerikanëve.

Në vitin 1986, ditëlindja e tij u shpall ditë federale pushimi nga Presidenti George H.W.Bush, e cila festohet në të hënën e tretë të çdo janari, që do të thotë se këtë vit i bie të jetë 21 janari. Në këtë ditë në mbarë Shtetet e Bashkuara, shumë amerikanë marrin pjesë në shërbime publike dhe bëjnë punë vullnetare në komunitetet e tyre për të nderuar udhëheqësin e të drejtave civile.

Martin Luther King luftoi kundër diskriminimit racial në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 dhe u shqua pasi udhëhoqi një protestë të suksesshme kundër ndarjes racore në autobuset e qytetit Montgomeri në shtetin Alabama.

Ai ka organizuar greva dhe forma të tjera protestash paqësore kundër padrejtësisë sociale. Në gusht të vitit 1963, kur po udhëhiqte një demonstratë paqësore në Washington, ai mbajti fjalimin “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Përmendores së Linkolnit. Fjalimi tij “Unë kam një ëndërr”, tashmë është një nga perlat e oratorisë si dhe një vepër artistike.

Këtë vit, dita e Martin Luther King përkon me betimin e Barack Obamës si presidenti i 44 i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe vajza e ish presidentit Bill Clinton , Chelsea dhe aktorja Eva Longoria morën pjesë një një panair për këshillim dhe shkëmbim informacionesh për shërbime sociale.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›