Sot dita e çlirimit nga manipulimet e Dushkut
Kryeministri Berisha siguroi dje opinionin publik dhe partnerët politikë në parlament për votimin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese, sot në Kuvend, për të cilat dy partitë kanë rënë dakord gjatë diskutimit të kaluar në Komisionin e Ligjeve. “Është e rëndësishme që reforma ka konsensusin më të gjerë të dy partive gjë e cila kërkohet dhe nga ndërkombëtare”. Kryeministri Sali Berisha ka dhënë deklaratën para se të fillonte mbledhja me dyer të mbyllura të grupit të Partisë Demokratike duke deklaruar se reformat qe do të miratohen në kuvend do të zhdukin ‘Dushkun’. Kryeministri vuri në dukje se ndryshimet për reformën zgjedhore këtë herë kanë gjetur konsensusin më të madh që PD e PS ka patur ndonjëherë. Ndërsa ka shtuar se dy partitë më të mëdha në vend Partia Socialiste dhe Partia Demokratike këtë herë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për reformat. “Me Partinë Socialiste na ndajnë programet, na ndajnë pozicionet. Dihen shumë mirë platformat, e shkuara e saj ndaj nesh, por askush nuk mund të mohojë se për gjashtë vite me radhë reformën zgjedhore Partia Socialiste e parashikoi dhe e realizoi vetëm me Partinë Demokratike. Unë mund t’ju them se pa atë reformë zgjedhore Partia Demokratike nuk do të ishte sot në pushtet. Unë nuk kam ndërmend kurrë të përdor monedhë tjetër përveç se përfaqësuesve më kryesorë të këtij populli, të këtyre qytetarëve që besimin më masiv e kanë vendosur tek dy forcat politike kryesore të vendit”, theksoi ndër të tjera Berisha. Berisha ka deklaruar për mediat se ndryshimet për reformën zgjedhore këtë herë kanë gjetur konsensusin më të madh që politika ka patur ndonjëherë. Ndërsa ka shtuar se dy partitë më të mëdha në vend Partia Socialiste dhe Partia Demokratike këtë herë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për reformat.
Prapë disidentë antireformatorë në llogoren e majtë të politikës/Thellohet edhe më tej, përçarja e opozitës për paketën kushtetuese, në prag të votimit të sotëm në Kuvend. Partitë e majta vazhdojnë të intrigohen në kulisa politike, e nuk duken të kenë të njëjtin qëndrim përsa i takon paketës kushtetuese. Partitë e vogla parlamentare të opozitës janë ndjerë të mënjanuara nga diskutimet për ndryshimet Kushtetuese dhe shprehen tashmë se nuk do t’i mbështesin këto ndryshime, duke spekuluar me pretekste dhe kundërshtime të ndryshme, si pseudo-reformë apo bastardimit të Kushtetutës dhe paaftësia e Partisë Socialiste për të futur në rrugën e drejtë dhe larg konspiracioneve partitë e majta. Socialistët vendosën ditë më parë se do të mbështesin propozimet e demokratëve për ndryshimet në kushtetute pas përkrahjes që vetë demokratët dhanë për sistemin proporcional rajonal. Para votimit në kuvend, për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, deputetët socialistë mbështesin zgjedhjen e kreut te shtetit me 71 vota. Por LSI deklarohet e prerë për të mos mbështetur ndryshimet si për reformën zgjedhore ashtu edhe për presidentin e vendit. Në këtë aspekt, pasi morën sigurinë e qëndrimit të demokratëve për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, socialistët kanë konfirmuar edhe njëherë dje prerazi pozicionin e tyre politik. Kësisoj, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Brace deklaroi dje se ndryshimet që pritet të bëhen sot me votim në Kuvend, kryesisht në sistemin zgjedhor, si një moment shumë të rëndësishëm për ti dhënë fund politikës së kalbur dhe korruptive. “Besoj se me votimin në Kuvend, të marrë fund republika e korrupsionit që ka të metë sistemin aktual elektoral, një sistem tashmë i kalbur. Deputetët e PS-së do të mbështesin vendimin e marrë në asamblenë e përgjithshme të PS-së dhe në kryesinë dhe në grupin parlamentar të saj”, është shprehur Braçe. Ndërkaq, nga ana tjetër, politika e obstruksionit dhe e konspiracionit e ndjekur nga Ilir Meta, vazhdon të kundërshtojë propozimet që i takojnë refomës zgjedhore dhe nuk lëkundet nga qëndrimi i saj kundër marrëveshjes së PS dhe PD-së. Kuvendi pritet të votojë sot paketën Kushtetuese ku do të legjitimohet aplikimi në vend i sistemit proporcional rajonal si dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit. Në sajë të konsensusit, deputetët demokrate dhe kryeministri Berisha dolën në mbështetje të zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë, me 71 vota në kuvend.
Vasili: LSI nuk bëhet pjesë e pazareve të PS, për ndryshimet kushtetuese/Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili shprehu dje distancimin e kësaj partie nga të gjitha ndryshimet kushtetuese, të cilat i konsideroi si “të papërgjegjshme dhe të rrezikshme nga ana e PD-së dhe e PS-së”. Duke theksuar se “këto ndryshime realizohen vetëm në funksion të interesave të ngushta personale e politike të kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha”, Vasili tha se “thelbi i amendimeve të propozura ka të bëjë me eliminimin real të institucionit të Presidentit të Republikës, institucion që nuk ka prodhuar kriza në Shqipëri, por ka gjeneruar normalitet”. Përsa i takon ndryshimeve kushtetutese lidhur me reformën zgjedhore, sekretari i LSI-së u shpreh se ato “kërkojnë të legjitimojnë deformimin e votës dhe vullnetit të shqiptarëve”. Paketa me amendime kushtetuese e propozuar nga PD-PS parashikon ndryshimin e disa neneve që lidhen me sistemin zgjedhor, procedurat e zgjedhjes së Presidentit, mocionin ndaj kryeministrit dhe përcaktimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm