Të vegjlit e të dy palëve lobojnë pro zgjedhjes së Presidentit nga populli
Shtohen zërat në mbështetje të propozimit të një pjese të deputetësh demorkatë për zgjedhjen e presidentit nga populli. Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Republikane, Arjan Madhi, tha dje se “si Grup Parlamentar politikisht kemi vendosur të mbështesim variantin e zgjedhjes së Presidentit nga populli”. Zoti Madhi, i cili është dhe një nga firmëtarët e nismës së paraqitur pranë Komisionit të Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit nga populli, pohoi se “si Grup Parlamentar e kemi trajtuar çështjen dhe i kemi kërkuar deputetëve të unifikojmë qëndrimin ndërsa shpresojmë që të kemi të njëjtin qëndrim”. Madhi e ka konsideruar këtë variant si më të mundshmin deri më tani. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, mbështet variantin e zgjedhjes së Presidentit nga populli, duke e konsideruar atë si variantin më të mirë. Në një prononcim për median Ceka tha se "vota ime në Parlament është kundër të gjitha ndryshimeve në Kushtetutë, por në këtë rast e quaj zgjedhjen e Presidentit nga populli si variantin më të mirë dhe do ta mbështesja vetëm si kundërvënie të përpjekjes së socialistëve për ta shkatërruar". Ai shtoi se "unë jam gjithmonë i parimit që çdo lloj ndryshimi që duhet bërë duhet parë në kontekstin e pasojave që ka ai në tërë sistemin politik". "Çdo ndryshim në zgjedhjen e Presidentit duhet të jetë objekt i një diskutimi të gjatë dhe i një ekspertize përpara se të jetë një veprim politik", përfundoi
Edhe deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Spiro Peçi, mbështet zgjedhjen e Presidentit nga populli si variantin më të mirë, pasi sipas tij “këtu do të kemi vërtet një verdikt se cilin do të zgjedhë populli si President”. Peçi, një nga firmëtarët e nismës së paraqitur në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit nga populli, u shpreh se se “Presidenti që zgjidhet nga populli realisht është më i fortë dhe ka mundësitë reale të ushtrojë funksionet e tij i pavarur nga maxhoranca, që qeveris në momentet që ai ushtron veprimtarinë e tij”. Peçi tha se Grupi Parlamentar i PBDNJ-së do të diskutojë dhe do të vendosë qëndrimin përfundimtar që do të mbajë për votën në Parlament lidhur me variantin e zgjedhjes së Kreut të Shtetit nga populli.