E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reagim historik i politikës për të justifikuar mbështetjen perëndimore për reforma

Kryeministri dhe njëherazi njëherazi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se me reformën zgjedhore që pritet të votohet në parlament zhduket fenomeni “Dushk”. Me reformën tonë zgjedhore që presim të miratojmë në parlament, ne heqim vulën e zezë në kurriz të Shqipërisë që u njoh me emrin “Dushk” dhe vendosim që vota e qytetarëve shqiptarë të ketë forcën elektorale si në shumicën e vendeve demokratike të evropës dhe botës”, tha Berisha. Sipas tij, është historike në mënyrë të vecantë historike për nga rëndësia e saj. “Dua të shpreh bindjen time më të thellë, bindjen politike dhe shoqërore, se reforma që kemi ndërmarrë është një reformë e një rëndësie historike për këto arsye. Në reformën tonë ne i heqim barrën e zezë, vulën e zezë në kurrizin e Shqipërisë që u njohën në mbarë planetin me emrin Dushk dhe vendosim që vota e qytetarëve shqiptarë të ketë forcën elektorale, ashtu si në shumicën e vendeve demokratike të Evropës dhe botës. Kam bindjen më të thellë se reforma që ndërmarrim është një reformë historike sepse i jep përgjigjen përfundimtare parlamentarizmit perëndimor në Republikën e Shqipërisë. Tani e tutje kjo reformë shndërron vendin, me mocionet e saj të besimit dhe mocionin konstruktiv, në një Republikë Parlamentare perëndimore të vërtetë, siç janë Republika Federale Gjermane, Italia, Holanda, Spanja dhe shumë e shumë vende të tjera. Ndjehem pa kufi mirënjohës ndaj tyre dhe ndjehem deri në infinit i detyruar që besimin ta kthej në reforma. Kam bindjen se kjo është përgjigja më e shkëlqyer që ne i japim këtij besimi në kohën më të shkurtër”, theksoi kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit kjo reformë është historike sepse i përgjigjet flakë për flakë besimit të paprecedentë në historinë e vendit që 26 shtete anëtare të NATO-s vendosën mbi ne në Bukuresht. “Kjo reformë i përgjigjet besimit që vendet e NATO-s vendosën mbi ne në Bukuresht. Ndjehem i detyruar që besimin ta kthej në reforma. Pikërisht kjo është përgjigja më e shkëlqyer që ne i japim në kohën e më të shkëlqyer këtij besimi”, nënvizoi kryeministri Berisha. Po kështu kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar se konsensusi për reformën zgjedhore ka qenë edhe një kërkesë e ndërkombëtarëve dhe tashmë ajo do të jetë një tjetër sukses historik për Shqipërinë. Pasi falënderoi aleatët e tij në qeveri, kryeministri deklaroi se reforma ka konsensusin më të gjërë politik. Reforma që do të miratohet në Kuvend është reforma me konsensusin më të gjërë të përfaqësuesve të kombit shqiptar. Duke qëndruar besnik i palëkundur i aleatëve të mi dhe duke i falënderuar ata për të gjitha hapat dhe mirëkuptim që kanë treguar, duhet të theksoj se qytetarët e Shqipërisë dhe komuniteti ndërkombëtar pret me të drejtë dhe e konsideron si konsensusin mes dy partive më të mëdha politike. Unë jam dhe do të jem për këtë”, tha Berisha

 Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›