E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot festa e Fitër Bajramitpolitikanët urojnë besimtarët

Të tjera rreth shkrimit Rama: Gëzuar Bajramin e Madh! Berisha:Pas sakrificës,vjen lehtësimi Presidenti: Të mposhtim kulturën e urryer të sherrit TIRANE- Të gjithë muslimanët në të gjithë botën vendin festojnë sot Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëdësishme të Komunitetit Musliman. Në mëngjes, në orën 6:20, disa nga akset kryesore të Tiranës u bllokuan siç ishte planifikuar: burrat u falën në bulevardin kryesor ndërsa gratë në rrugën "Myslym Shyri."

Më pas, rreth orës 9:30, politikanët shqiptarë kanë nisur të japin urimet e tyre të para në selinë e komunitetit mysliman në Tiranë. I pari ka mbërritur kryebashkiku i Tiranës, Lulzim Basha. Pas tij, në seli mbërriti, në emër të qeverisë së ardhshme dhe të kryeministrit të pritshëm, Zv.Kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi i shoqëruar nga një grup deputetësh të majtë.

Me rastin e kësaj feste, dje, kreu i komunitetit mysliman Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, për imamin e Tiranës Ylli Gurra, festa e Fiter Bajramit, është e një rëndësie të veçantë.

PELESHI: TANI LE TE PRESIM DITE TE BEGATA

Zv.Kryeministri i ardhshëm Peleshi deklaroi që në fillim se kishte ardhur "në emër të Kryeministrit Rama dhe Qeverisë re. "Dua të uroj mysimanët shqiptarë brenda vendit dhe në trevat jashtë tij, gëzuar festën e bukur të Bajramit. Ditët e bukura dhe të gëzuara si Bajrami vijnë pas sakrificave. Le t'i qëndrojmë këtij mesazhi duke pritur ditët e begata që presin gjithë shqiptarët," - tha ai.

BASHA: SAKRIFICA DHE AGJERIMI U KTHEFSHIN NE LUTJE DHE MIRESI!

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, që e vizitoi i pari sot në mëngjes, selinë e myslimanëve shqiptarë, tha: "Sot besimtarët festojnë Bajramin! Dua t'i uroj gëzuar festën, u kthefshin sakrifica e agjerimit dhe lutjet në mirësi, begati dhe dritë për ata personalisht, familjet dhe gjithë kombin shqiptar. Mot më mirë!"

(Foto: Rrugët ku u ndërpre qarkullimi gjatë faljes së namazit)

SHKODER, KRYEMYFTIU MUHAMET SYTARI URON BESIMTARET

Besimtarët myslimanë të qytetit të Shkodres kanë kremtuar faljen e namazit të Fitër Bajramit në sheshin kryesor të metropolit verior. Myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e kësaj feste, ndersa është ndalur edhe tek ndërtimi i xhamisë së namazgjasë në Tiranë dhe ka theksuar se komuniteti mysliman është ndër komunitetet më të përsekutuara në vend përsa i përket të drejtave të mohuara. Myftiu Sytari ka kërkuar gjithashtu edhe nga komunitetet e tjera fetare që sëbashku të kërkojnë futjen e edukatës fetare në shkollat publike.

Si çdo vit, pas ditës së fundit të agjërimit, besimtarët organizohen të gjithë bashkë për të bërë lutjen e Fiter Bajramit. Pasi kane kryer ritin e faljes në qënder të qytetit, i cili për myslimanët e metropolit veriror është kthyer në një traditë, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të komuniteteve fetare kanë kryer vizita pranë myftinisë së Shkodres. Gjatë kësaj feste myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit Islam.
 
Redaksia online
(ar.sh.e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›