E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot fillon punimet Konferenca e ambasadorëve

Të mërkurën dhe të enjten në Prishtinë do të zhvillojë punimet Konferenca e parë e ambasadorëve të Kosovës, të akredituar në vende të ndryshme të botës.
 

Këtë konferencë do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa ambasadorëve do t`u adresohet edhe kryeministri Hashim Thaçi.
 

Shefi i diplomacisë së Kosovës, në këtë konferencë pritet ta prezantojë para ambasadorëve strategjinë e planit veprues të diplomacisë, që ka të bëjë me ngritjen e imazhit të shtetit dhe shtimin e numrit të njohjeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›