E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri jep dorëheqjen nga kreu i MTKRS-së

Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga posti i Minitrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Kjo dorëheqje vjen në kohën që kreu i MTKRS-së është kandidat për Bashkinë e Durrësit.

Kandidatët për zgjedhjet e 8 Majit që aktualisht mbajnë postin e deputetit kanë nisur të lënë mandatet. Kushtetuta e Shqipërisë nuk i lejon kandidatit për Bashki apo për komunës të mbajë ushtrojë mandatin e deputetit dhe njëkohësisht të mbaje postin e kryebashkiakut apo kryekomunarit.

Të njëjtin shembull ka ndjekur edhe deputeti tjetër i PD-së Ferdinand Xhaferri njëkohësisht edhe ministër i MTKRS-së. Ai ka lënë sot mandatin e deputetit për të kandiduar nën siglën e PD-së për Bashkinë e Durrësit, përballë Vangjel Dakos së PS-së, aktualisht kryebashkiak i Durrësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›