E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia insiston UNOPS të bëjë regjistrimin në Kosovë

Sekretari shtetëror i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka deklaruar sot se mund të sillet vendimi rreth shtyrjes për gjashtë muaj të regjistrimit në Kosovë, të paralajmëruar për 1 prill dhe se Serbia insiston që këtë regjistrim ta zbatojë Zyra për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS).
 

“Gjashtë muaj është periudhë e gjatë dhe do të ishte rast për të provuar sinkronizimin e regjistrimit tonë dhe të shohim çfarë mund të bëhet në këtë drejtim të mbrojtjes nga instrumentalizimi dhe që të kemi rezultate në të cilat nuk do të dyshojmë apo të cilat nuk do të na sjellin në pozitë nënshtruese si komb”, ka thënë Ivanovic për televizionin publik serb.
 

Sipas Ivanovicit, për shtyrje të regjistrimit ka klimë politike dhe se për UNOPS-in, nëse merr ndonjë detyrë për regjistrim të popullsisë në tërë territorin e Kosovës, do të ishte detyrë serioze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›