E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

Duke nisur nga ora 10:00-12:00 do të kryhen punime në nënstacionin Tirana 1 dhe për pasojë, do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit. 

TIRANE- Sot shumë lagje të kryeqytetit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Duke nisur nga ora 10:00-12:00 do të kryhen punime në nënstacionin Tirana 1 dhe për pasojë, do të ndërpritet energjia elektrike në zonën e Parkut të Autobusëve, Laprakë, Rruga e Kavajës, tek Blloku i Ambasadave, Pallati i Sportit "Asllan Rusi", Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave dhe rruga "5 Maji", kanë bërë të ditur burime zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST sh.a. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a, kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe biznesit për shqetësimet që mund të krijohen gjatë 2 orëve të punimeve. Pasi, sipas tyre, punimet që po bëhen do të sjellin përmirësimin e rrjetit të transmetimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›