E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Paneli i Inspektimit të BB, lidhje me"mafian"

Kryeministri Berisha duke folur për projektin e Jalës ka sulmuar ashpër panelin e inspektimit të Bankës Botërore duke deklaruar se është e lidhur me mafian e betonizimit të bregut. Berisha tha se do të kërkojnë nga BB hetim për këtë panel. 

TIRANE- Ndërsa zyrtarët e Bankës Botërore pranojnë se janë bërë gabime serioze në projektin për Jalën, një tjetër qëndrim vjen nga ana e kryemnistrit Berisha. Ashtu sikurse dhe nuk pritej, Berisha në vend të pranonte gabimet gjatë zbatimit të projektit në krye të të cilit koordintaor është dhëndëri i tij, ai akuzoi panelin e inspektimit të BB-së se është i lidhur me mafian e betonizimit të bregut.
Berisha tha se qeveria nuk gaboi në projekt por ishte ky panel që u korruptua nga ata qe kreu i qeverisë i cilëson boset e betonit të bregut.
Berisha tha se projekti i qeverisë ishte i paqortueshëm dhe nuk njeh njollat e shtëpive që do të prisheshin. Njollat, tha ai janë atribut i vendorëve dhe pasojë e korruptimit të inspektorëve të Bankës Botërore.

Brenda kësaj retorike, Berisha akuzoi si të korruptuar në këtë projekt, jo vetëm BB por dhe opozitën dhe liderin e saj, si dhe disa firma ndërtimi. Kryeministri nuk u kursye në sulme dhe ndaj projektit të BB i cili sipas tij, nuk ka parashikuar dëmshpërblimin e banorëve, parim i cili sipas Berishës është me dy standarde.

Ndërkohë, kryeministri ka folur edhe për procesin e ratifikimit të protokollit të NATO-s duke shprehur mirënjohjen për të gjitha vendet anëtarë të Aleancës të cilat i dhanë besim Shqipërisë përmes votës pro për protokollin e anëtarësimit.

Kryeministri e ka cilësuar këtë proces si një vlerësim të paprecedent për Shqipërinë, por nuk ka lënë pa falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se pa ndihmën e tyre gjithçka do të ishte e pamundur.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›