E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen rrethanat e vdekjes së të riut grek

Një prej miqve të 28 vjecarit grek, trupi i të cilit u gjet i vdekur pranë kufirit shqiptaro- grek, në Sarandë ka rrëfyer në polici detajet e ngjarjes. Vdekja e Gaxellos kishte ardhur pas konsumimit të pijeve alkoolike dhe cigareve hashash. 

SARANDE- Prokuroria e Sarandës ka zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së të riut grek Vasilios Konstadin Gaxellos disa ditë më parë. Arben Isufi, i arrestuar dy ditë më parë, ka treguar me detaje ngjarjen që ishte mbajtur e fshehtë. Mësohet se më 13 shkurt, Gaxello dhe një grek tjetër, të shoqëruar nga Isufi kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Qafë-Bota. Ata kishin ardhur për të blerë lëndë narkotike në Sarandë. Tre të rinjtë kanë drekuar në një lokal të Konispolit, ku kanë konsumuar me shumicë pije alkoolike dhe kanë shijuar cigaret e hashashit. Në shoqërinë e tyre kanë qenë dhe Muharrem Aliu dhe Refat Hasani. Më pas, 5 personat kanë shkuar në banesën e Hasanit. Sipas dëshmisë së tij 28-vjeçari grek, Gaxellos ka ndërruar jetë, por për të humbur gjurmët, trupi i tij është dërguar në afërsi të kufirit. Më 15 shkurt policia gjeti kufomën e 28 vjecairt në afërsi të fshatit Ninat të Sarandës, 300 metra nga pika kufitare shqiptare. Në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune ndërsa dyshimet për vdekjen u hodhën tek një infarkt i mundshëm ose overdoza.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›