Sot gjysmefinalistet akti i dyte i betejes angleze

Liga e Kampionëve do të zbulojë sot në mbrëmje dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Të gjithë prozhektorët do të drejtohen në ‘Old Traford”, ku Mançester Unajtid dhe Çelsi do të përballen mes tyre në aktin e dytë të derbit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Aleks Ferguson zbret në teatrin e saj të ëndrrave më e favorizuar pas fitores 1-0 në ndeshjen e vajtjes, por tekniku skocez kërkon një tjetër paraqitje të shkëlqyer nga futbollistët e tij.
“Nëse më kërkoni një parashikim, këtë nuk mund ta bëj. Sigurisht jemi më pranë objektivit tonë, pasi duhet të ruajmë avantazhin që kemi nga ndeshja e parë. Por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe duhet një tjetër ndeshje e madhe”- ka thënë Ferguson.
Humbja në ndeshjen e parë ka penalizuar Çelsin, por Karlo Ançeloti vazhdon të besojë te përmbysja e rezultatit dhe te kualfikimi për në gjysmëfinalet e Çempions. Përveç rezultatit, trajneri italian duhet të përballet me formën e dobët të Fernando Torres, i cili ende nuk është ambjentuar me blutë e Londrës.
“Fernando është një nga sulmuesit më të mirë të botës dhe jam i bindur se do ta tregojë shumë shpejt këtë. Gjithsesi, tani jemi të gjithë të përqëndruar te ndeshja, e cila mund të quhet më e rëndësishmja e sezonit. Nuk mendojmë për humbjen e parë, pas ii kemi të gjitha undësitë për t’u kualfikuar”- është shprehur Ançeloti.
Në ndeshjen tjetër të Çempions, Barcelona do të luajë në transfertë kundër Shaktor Donek. Një sfidë kjo për statistika, pasi spanjollët thuajse e kanë siguruar kualifkimin pas fitores 5-1 në sfidën e parë.
Nertan Prifti