Fukushima si ernobili Japonia rrit ne 7 nivelin e alarmit

Katastrofa në Fukushima është po aq e rëndë sa çernobili. Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Sigurinë Bërthanmore japoneze që ngriti nivelin e sigurisë në 7, më të lartin në klasifikimin e rrezikut bërthamor.
Sipas shkallës ndërkombëtare, incidentet e nivelit 7 janë ato me "lëshim të madh të materieve radioaktive me efekte të gjera ndaj shëndetit dhe mjedisit". Vlerësohet se sasia e materieve radioaktive të lëshuara nga Fukushima është vetëm 10 përqind e asaj që u lëshua nga reaktori Çernobil në Ukrainë.
E në një mujorin e tragjedisë, të tjera lëkundje kanë tronditur verilindjen e vendit. Pas tërmetit 7 ballë të një dite më parë, sot janë regjistruar sërish lëkundje të forta në 6.4 ballë. Bilanci i viktimave të tërmetit më të fundit është të paktën 3 të vdekur, dëme të vogla dhe shumë frikë në kryeqytet.
Kujtimi i viktimave të një muaji më parë përzihet kështu me një krizë dhe më akute. Punonjësit e Tepko arritën të shuajnë një zjarr të ri të zhvilluar në centralin nr 4. Zona e evakuuimit të detyruar tashmë, është shtrirë përtej rrezes së 30 km.
Delina Bitraku