Fushata e 8 Majit prezantohen kandidatet e djathte
Kryetarja e parlamentit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Orikum, Arben Suloj, i cili është nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Topalli ka kërkuar votën e të pranishmëve për kandidatin e Aleancës për Qytetarin për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
“Ky ndryshim, ky transformim që është këtu në Orikum është një transformim që ka ndodhur në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo komunë, në gjithë vendin tonë. Shqipëria është një Shqipëri tjetër. Shqipëria është i vetmi vend në botë që për një kohë kaq të shkurtër ka dyfishuar buxhetin e vet” tha Topalli.
Edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga qyteti i Vlorës, ka deklaruar mbështetjen për kandidatin e Partisë Demokratike Ardian Kollozi, duke shprehur bindjen se votat e elektoratit të LSI do të ndikojnë në fitoren e kandidatit të Aleancës për Qytetarin.
“Shpreh mbështetjen më të plotë për fitoren e të gjithë kandidatëve për Aleancën për Qytetarin në të gjithë rrethin e Vlorës dhe në mënyrë të veçantë për kandidatin e Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Vlorës, zotin Ardian Kollozi” tha Meta.
Fatmir Mediu vijoi fushatën në Fushë Krujë, në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Qytetarin Bilal Stafuka. Ai shprehu besim se duke votuar Stafukën dhe kandidatët republikane për këshilltarë, qytetarët e fushë krujës do të kenë një administrim model të qytetit.
“Shqiptarët kërkojnë Europën, shqiptarët duan mbi çdo gjë familjen e tyre, qytetin e tyre, duan Shqipërinë. Dhe Shqipëria dhe Fushë Kruja qëndron mbi çdo individ. Në 8 Maj ju ftoj të votoni Partinë Republikane” tha Mediu.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet prezantoi kandidatët e saj për kryetar bashkie në Rrogozhinë dhe Patos. Kryetari i saj, Shpëtim Idrizi në Patos kërkoi mbështetje për kandidatin Dilaver Kamberaj, pasi ai do të sjellë ndryshimin në këtë qytet, siç tha ai.
“Kemi zgjedhur njeriun konsensual Dilaver Kamberin. Votoni qytetarin e parë të Patosit. Votoni njeriun i cili ka në zemër Shqipërinë dhe Patosin” tha Idrizi.
Ndërsa në Rrogozhinë zoti Idrizi kërkoi votën për kandidatin Ndriçim Dushku.
“Angazhohem para jush që me fitoren e Ndriçim Dushkut do të jem deputeti tjetër i Rrogozhinës për të mbështetur çdo projektim bashkë me maxhorancën” tha Idrizi.
Kryetari i partisë Lëvizja e Lgalitetit Ekrem Spahia prezantoi kandidatët e Aleancës për Qytetarin në rrethin e Matit në një tubim në Pallatin e Kulturës në Burrel.
“Ne rezultojmë fitues në të gjitha njësitë vendore, jo vetëm të rrethit të Matit, por të gjithë qarkut të Dibrës” tha Spahiu.
Në rrethin e Matit legalistët kanë tre kandidatë, ndër të cilët Skënder Lleshin për bashkinë Burrel.
Taulanta Boja