E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, nuk mori patentën, mbajti peng 4 persona për disa orë

Katër persona janë marrë peng për disa orë në Tottenham Court Road, në qendër të Londrës, nga një person që kishte mbetur i papunë.

Policia e Scotland Yard fillimisht rrethoi të tërë pallatin, pasi vuri re se personi në fjalë hidhte kompjutera dhe objekte të tjera nga kati i pestë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti një ndërmjetës dhe policia pasi vendosi kontakte me personinin, arriti ta arrestonte atë pa përdorur armët. Në pallatin ku ndodhi pengmarrja ndodhen zyrat e një shoqërie që trajnon shoferë për automjete të rënda.

Pengmarrësi, që mbante bombula gazi të lidhura në trup, duket se ishte inatosur pasi nuk i ishte dhënë patenta dhe thoshte se tani nuk kishte më arsye për të jetuar.

Qindra persona u evakuan nga ndërtesat përreth dhe snajpera të policisë u vendosën në çatitë e tyre. Një hotel në afërsi u detyrua të mbyllte dyert për t`u ndaluar mysafirëve që të dilnin jashtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›