Withers: Politika të gjejë rrugën e bashkëpunimit

Ambasadori amerikan John Withers i ka bërë apel politikës shqiptare të bashkëpunojë, duke deklaruar se bashkëpunimi sjell qetësi në vend. "Politika të gjejë rrugën e bashkëpunimit, pasi kjo rrugë sjell qetësi në vend", ka deklaruar ambasadori Withers.
Deklarata e Withers për situatën politike në vend u bë gjatë ceremonisë së betimit të Korpusit të Paqes.
Deklarata e ambasadorit vjen në kohën kur Shqipërisë i janë vënë në dispozicion dy javë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Që nga dita e djeshme në Tiranë po qendrojnë edhe 4 ekpertë të BE-së që po zhvillojnë takime për zgjidhje të situatës.