Sot konstituohet parlamenti i ri maqedonas

Parlamenti i Maqedonise
Shkup 25 qershor 2011 NOA 8211 Parlamenti i Maqedonise do te mbaje sot seancen e pare ku do te konstituohet perberja e re parlamentare e dale nga zgjedhjet e 5 qershorit.
Ne rendin e dites te kesaj seance te pare eshte zgjedhja e kryetarit te Parlamentit zgjedhja e komisionit te verifikimeve verifikimi i mandateve si dhe zgjedhja e anetareve te Komisionit per zgjedhje dhe emerime.
Sic eshte paralajmeruar sot pritet edhe zgjedhja e kryetarit te Parlamentit dhe se jozyrtarisht kjo detyre do te vazhdoje ti takoje VMRO-DPMNE-se.
Pas konstituimit te Parlamentit Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov gjate 10 diteve te ardhshme do te duhet qe ti jap mandatin liderit te partise qe ka fituar ne zgjedhje ne kete rast VMRO-DPMNE-se per te formuar Qeverine.
Me pas mandatari Nikolla Gruevski ne nje afat prej 20 ditesh duhet te propozoje kabinetin e tij qeveritar.
Parlamenti i ri numeron 123 deputete pasi per here te pare ne karriget e institucionit legjislativ do te ulen edhe tre deputete nga diaspora.
Ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 5 qershorit VMRO-DPMNE fitoi 56 deputete LSDM 42 BDI 15 PDSH 8 dhe RDK 2 deputete.
INA/NOA