E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkrahës të Mubarakut përleshje në Kajro

Dhjetra njerëz u plagosën në Kajro gjatë përplasjeve midis mbeshtetësve dhe kundërshtarëve të ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak, njoftuan Rojters dhe Asosiejtid Pres.
Përleshjet shpërthyen, mbasi kundërshtarë të Mubarakut mbërritën në vendin ku ishte zhvilluar një demonstratë në mbështetje të ish presidentit. Të dyja grupet filluan të qëlloheshin me gurë dhe u desh ndërhyrja e policisë.
Njëri grup thërriste "Të duam zoti president", grupi tjetër ulëriste "Njerëzit duan të ekzekutojnë kasapin".
83 vjeçari Mubarak do të dalë para gjyqit gjatë muajit gusht me akuzën se ka urdhëruar vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes, e cila çoi në rrëzimin e tij nga pushteti gjatë muajit shkurt. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me vdekje.
30 persona vdiqën gjatë një atentati në Afganistan.
30 persona gjetën vdekjen dhe 45 të tjerë u plagosën në një atentat vetëvrasës me makinë bombë në provincën Logar, në jug të Kabulit. Objektivi i atentatorit ka qenë spitali në rajonin Azra. Viktimat janë pacientë të spitalit dhe të afërmit e tyre, si dhe personeli i spitalit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›