Rusi i dehur, i vë flakën vetes mbi statujën e Leninit
Rusi i papunë, dukshëm i pirë, u përpoq të vetëvritej duke i vënë flakën vetes mbi statujën e Leninit në qytetin Uzhur, njoftoi “Frans Pres”.
Incidenti ndodhi para komunës. I piri vuri shkallët mbi statujën e Leninit, u ngjit mbi të dhe i vuri flakën vetes para se të binte në tokë, i gjithi në flakë, thuhet në njoftimin e policisë lokale.
Policët mbërritën në kohë dhe i shuan flakët. Burri 51 vjeçar u dërgua në spital me djegie të rënda.
Sipas të afërmve të tij, ai ishte prej dy vjetësh i papunë dhe rregullisht abuzonte me alkoolin.