E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante ambasadorin e Jugosllavise zotin Cafo Kapetanovic. Eshte kenaqesi per mua qe t'ju pres tashme ne detyren tuaj te re, tha ne krye kryeministr

Sot kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante ambasadorin e Jugosllavise zotin Cafo Kapetanovic. Eshte kenaqesi per mua qe t'ju pres tashme ne detyren tuaj te re, tha ne krye kryeministri Fatos Nano dhe me pas u ndal vecanerisht ne zhvillimet rajonale dhe rolin qe duhet te kene marredheniet mes dy vendeve tona ne permiresimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Ne kemi shume arsye qe te respektojme dhe te behemi aktore te rendesishem te frymes se re europerendimore qe po deperton edhe ne rajonin tone, tha zoti Nano. Vetem me perpjekeje te bashkuara ne do te pershpejtojme proceset integruese tashme te deshiruara nga te gjithe ne rajon. Vizita e para disa diteve e Ministrit tone te Jashtem ne Beograd eshte shprehje e vullnetit te qeverise qe une drejtoj qe ne te zgjerojme bashkepunimin e gjithanshem mes vendeve tona. Ne duhet te punojme qe Tirana dhe Beogradi te shndrrohen ne dy qendra te rendesishme te ekulibrit dhe prosperitetit rajonal me tipare dhe standarte perendimore."
Gjate takimit kryeministri Nano shtroi nevojen e perpunimit te projekteve te perbashketa rajonale vecanerisht ne fushen e ekonomise sikunder jane Rruga Durres-Prishtine-Nish, projektet e perbashketa ne energjitike ne shkembimet ekonomike etj. Ne sapo nenshkruam 3 marreveshje dhe jemi duke pergatitur njembedhjete te tjera, tha ai, te cilat do te ndihmojne ne zgjerimin e ketyre marredhenieve. Ne kuader te nenshkrimit te ketryre marreveshjeve ai ftoi homologun e tij Xhinxhic per nje vizite ne Tirane

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›