Me rastin e festës së Fiter Bajramit sot kryeministri Fatos Nano bëri një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar për të uruar këtë festë. Në këtë vizitë kryeministri shoqerohej nga bas
Me rastin e festës së Fiter Bajramit sot kryeministri Fatos Nano bëri një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar për të uruar këtë festë. Në këtë vizitë kryeministri shoqerohej nga bashkëshortja e Tij Xhoana Nano.
Duke folur për vlerën e besimit dhe hapësirat që po krijon Qeveria në ndihmë të komunuiteteve fetare dhe në mënyrë të vecantë të instutucioneve fetare kryeministri Nano theksoi:
"Po zgjerojmë hapësirat pë të ushtruar veprimtarinë tuja në bazë të ligjeve që u garanton Kushtetuta dhe të drejtave që u takojnë në bazë të rrënjëve të thella që, ashtu si Komuniteti Mysliman edhe besimet e tjera, kanë në tokën shqiptare, në shpirtin e shqiptarëve, pra edhe në fushën e tapive materiale dhe jo vetëm shpirtërore, po u siguroj se Qeveria, shteti, po mbyllin arsyetimin e përgjegjshëm, këtë herë në një gjatësi vale jo vetëm me Kryetarin e Shtetit, por edhe me opozitën, sepse feja nuk ka qenë dhe nuk përbën kurrë një mollë sherri midis forcave politike, pra po mbyllim këtë çështje, institucionet pra po punojmë që edhe çështja e kthimit të pronës, e kthimit të saj tek pronarët e ligjshëm dhe me prioritet të kthimit të të gjitha hapësirat që u takon komuniteteve fetare për të ushtruar veprimtarinë e tyre gjithnjë e në mënyrë më të përshtatshme të realiziojnë vullnetin e bashkëjetesës me vullnetin që vendi të ecë përpara".
Kryeministri beri nje paralele midis Ramazanit dhe politikës shqiptare dhe, nder te tjera, veçoi:
"Ju vimin në këte ditë pas muajt të madhnueshëm të ramazanit që pastron shpirtin dhe organizmin nga akumulimet e tepërta, besoj edhe nga antikorpet negative.Edhe politika shqiptare ka hyrë në lëvizjen për vetëpastrim dhe tashmë nuk besoj se vullneti politik shqiptar kombëtrar që reflketron edhe vullnetin shpirtëror që ju kultivoni në bashkëjetesë me komunitetet e tjera nuk do te lejonin që shqiptaret të infektoheshin nga konflikti e perçarja, marrja e të drejtave të tjetrit në kundërtshtim me vullnetin e zotit dhe në drejtësinë demokratike.``
Duke përfunduar vizitën në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe duke u uruar edhe një herë festën e Bajramit përfaqësuesve të fesë islame në vend dhe gjithë popullit shqiptar kryeministri Nano uroi:
``Ju uroj edhe nje herë gëzur dhe uroj të mos sillemi që të zëmë më shumë vend sesa na ka caktuar zoti në tokë, dhe të respektojmë njeri- tjerin, ashtu siç na mëson besimimi i pastër tek dhe vlerat hyjnore, pra të kujtivojmë bashëjetësen e besimin reciprok që do të zgjeronte jo territoret, por hapësirat tona demokratike për t`i sjellë ato në të mirë të bashkëkombasve tanë.``