Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Kryetaret e Dhomave te Tregetise dhe Industrise se Ballkanit. "Besoj se jeni ndiere mire ne Shqiperi ku situata eshte mjaft e qete dhe e fav
Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Kryetaret e Dhomave te Tregetise dhe Industrise se Ballkanit. "Besoj se jeni ndiere mire ne Shqiperi ku situata eshte mjaft e qete dhe e favorshme per investime", tha Kryeministri, duke vene ne dukje faktin e rendesishme qe qeverite e te gjithe Rajonit jane tashme legjitime dhe kane filluar t'i sherbejne bashkepunimit mes vendeve te Ballkanit, sidomos ne planin ekonomik . Zoti Nano permendi Paktin e Stabilitetit dhe Nismen e Bashkepunimit te vendeve te Europes Juglindore (SECI). Z.Nano e pershendeti kalimin e Presidences se Shoqates nga Shqiperia tek Republika Federale e Jugosllavise.
Kryeministri theksoi se Qeveria eshte e angazhuar per nje bashkepunim te ngushte, jo vetem me Dhomen e Tregetise dhe Industrise se Shqiperise, por me te gjitha Dhomat e Tregetise se Ballkanit, pasi vete situata e bashkepunimit te ngushte ekonomik ne Rajon e kerkon kete.
Kryetari i Dhomes se Tregertise dhe Industrise se RFJ, z. Korac, e pershendeti idene e Kryeministrit per bashkepunimin me te gjitha Dhomat e Tregetise dhe shtoi se ky eshte dhe qellimi i shoqates.
"Kemi qellim te krijojme zonen e Tregut te Lire" –tha Korac. Ai e quajti tregun ballkanik si nje pakete kompakte ekonomike per Bashkimin Europian, por shprehu rezerva per Paktin e Stabilitetit per Nismen per Bashkepunim te vendeve te Europes Juglindore.
Zoti Korac evidentoi Shoqaten e Dhomave te Tregtise se Ballkanit si te vetmin forum konkret qe krijon mundesine e bashkepunimit te perditshem mes vendeve te rajonit, per shkak te biznesit. Ai e njohu Kryeministrin me viziten qe do te bejne 100 menaxhere te firmave me te medha te RFJ se shpejti ne Shqiperi.
Zoti Nano shtoi se forumeve Ballkanike duhet t'u shtohen edhe forumet politike dhe ligjore, siç eshte rasti i Asamblese Parlamentare te Vendeve Ballkanike, i propozuar prej Kryeministrit. "Kjo Asamble do te marre vendime qe kerkojne miratimin e te gjithe vendeve te Ballkanit", tha Kryeministri.
Ai e pa si shume te rendesishme bashkepunimin me Dhomat e Tregtise se vendeve Perendimore duke permendur Dhomat e Tregtise se SHBA dhe Gjermanise, qe kane luajtur nderkohe nje rol te rendesishem ne Ballkan.
Presidenti i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Luan Bregasi e njohu Kryeministrin me vendimet e tryezes se fundit dhe theksoi nevojen e Shengenizimit te biznesmeneve te Ballkanit, propozim ky qe mbeshtetet edhe ne programin e Qeverise Nano per shengenizimin e plote te Rajonit.