E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi, inspektoi punimet ne Mbikalimin e Dajlanit dhe inauguroi Terminalin e Trageteve te Udhetareve

Sot, Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi, inspektoi punimet ne Mbikalimin e Dajlanit dhe inauguroi Terminalin e Trageteve te Udhetareve dhe Kalaten 5 ne Portin e Durresit.

Kryeministri u ndal fillimisht ne Mbikalimin e Dajlanit ku u njoh nga afer me punen qe behet per ndertimin e kesaj vepre te rendesishme, punimet e te ciles jane ne perfundim e siper. Inxhinieret dhe specialistet e ketij projekti, e informuan Kryeministrin per punen qe po behet nga firma italiane "Ruscalla Lombardini", per cilesine e punimeve si dhe per afatin e mbarimit te tyre. Ata i raportuan Kryeministrit se deri tani jane kryer 97 perqind e punimeve te ketij mbikalimi dhe se vepra do te perfundoje ne fund te ketij muaji. Mbikalimi do te jete i gjate 700 m dhe eshte nje investim i Bankes Europiane te Investimve qe arrin shifren mbi 4 milion euro.

Kryeministri, duke u ndalur ne rendesine qe ka mbarimi i Interceinxhit (mbikalimit) te Dajlanit ne permiresimin e infrastruktures sone rrugore i cili lidh Autostraden Tirane – Durres me Portin dhe qe do te sherbeje edhe si porta hyrese e Rruges Prishtine-Kukes, me Ballkanin dhe Europen Juglindore, vleresoi drejtuesit e firmes, specialistet dhe punetoret per punen e bere si dhe per perfundimin, ne fund te muajit mars, te kesaj vepre.

Me pas Kryeministri Nano i shoqeruar nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, nga deputete si dhe nga autoritetet me te larta te pushtetit vendor u drejtua per ne Port. Ne kuadrin e Integrimit me BE si dhe te Integrimit Rajonal, modernizimi i Portit te Durresit, per pozicionin dhe rendesine qe ka, mbetet nje nga projektet dhe prioritetet e Qeverise. Me perfundimin e punimeve te Terminalit te Trageteve te Udhetareve dhe Kalates 5, si dhe projektet e tjera qe po zbatohen aty, e futin Portin e Durresit perfundimisht ne rrugen e modernizimit dhe te standartizimit perendimor.

Kryeministri Fatos Nano me rastin e perurimit te Terminalit te Trageteve dhe Kalates 5 mbajti nje fjalim te rendesishem ku vleresoi punen e bere deri tani ne Portin e Durresit dhe theksoi mbeshtetjen e qeverise per perspektiven e modernizimit te tij sipas standarteve perendimore duke e quajtur nje nyje e rendesishme e Korridorit 8 qe e lidh Shqiperine me rajonin dhe Europen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›