E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga fjala e Kryeministrit ne Kuvendin e Shqiperise Me detyroni te marr fjalen perseri per te thene disa te verteta kushtetuese dhe antipuçiste, z.Berisha. Ne jemi perseri sot, ne nje seance komike

Nga fjala e Kryeministrit ne Kuvendin e Shqiperise

Me detyroni te marr fjalen perseri per te thene disa te verteta kushtetuese dhe antipuçiste, z.Berisha. Ne jemi perseri sot, ne nje seance komike dhe tragjike dhe, une nuk besoj z.Kryetar, se ju mund te intimidoheni nga nje njeri i tille qe, kur kishte pushtetin, u perpoq te intimidote nje popull te tere. Une ju pergezoj per dinjitetin me te cilin po i qendroni detyres perfaqesuese ne krye te Kuvendit te Shqiperise.

Komedia qe luhet ketu nga opozita e Berishes ka nje skenar te ndertuar mbi thashetheme orientale te tipit ballkanik, po per fat te keq dhe une do ta faturoj kete gje. Sponsor mbetet taksapaguesi shqiptar i cili, eshte ne menyre te perseritur i detyruar nga ju z. Berisha, te paguaje para qe ju po shperdoroni ne Kuvendin e Shqiperise perballe medias, gjithashtu. Edhe me keq, ju po jepni nje shembull te shperdorimit te fondeve publike mu bash ne Kuvendin e Shqiperise.

Çeshtja e Komisionit Hetimor per Edi Ramen qe, perderísa ishte per Edi Ramen, (e nominuar natyrisht), nuk ishte kushtetuese, eshte shnderruar padrejtesisht ne nje ceshtje politike qendrore te dites. Ceshtja eshte shume me e thjeshte se kaq dhe, mbi te, partite politike te opozites te mbarsura me panikun elektoral te parakohshem te ketij viti elektoral, nuk mund te lejohen me te perpiqen, sigurisht pa suskes, te shmangin vemendjen e shtetit dhe te ekzekutivit te shtetit. Dhe maxhoranca eshte ketu per te mbrojtur kete pergjegjesi kushtetuese, ne radhe te pare, nga punet qeverisese, nga reformat integruese me te cilat jemi angazhuar , jo vetem perpara partnereve tane nderkombetare dhe me te cilet i kemi punet shume ne vije z. Berisha, edhe per te miren tuaj, (por jo per te miren tuaj elektorale), edhe para opinionit publik vendas.

Ne kete proces integrues lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, natyrisht, kane rendesi te posacme dhe, natyrisht opinioni publik, sot e gjithe diten, eshte deshmitar i arritjeve te Qeverise se Republikes se Shqiperise ne kete lufte. Po permend vetem faktin z.Berisha qe, si pasoje e thellimit te luftes institucionale dhe ligjore, ne kemi mundur, (pavaresisht nga dinjiteti me i larte se i juaji, i atyre qe largohen per te ruajtur moralin e dhunuar prej jush ne menyre te paligjshme), te arrijme nje rezultat spektakolar ne mbledhjen e te ardhurave nga tatimet dhe doganat (ne s'krahasohemi me ju, krahasohemi me veten), qe eshte 14 milione dollare me shume se 60 ditet e te njetes periudhe te vitit te meparshem.
Por ti z. Berisha nuk e ke hallin aspak te korrupsioni dhe lufta kunder krimit te organizuar te cilin ti e ke instaluar ne kete vend. Perkundrazi, ne emer te luftes kunder krimit te organzuar dhe trafiqeve, ti z.Berisha dhe opozita fatkeqe e skllaveruar prej teje, prej 6 vjetesh, po merr ne mbrojtje politike krimin e organizuar dhe, ne menyre te vecante, autoret e tij.

Alibite qe po hidhen ne kete salle per korrupsion qeveritar, pa paraqitur asnje fakt konkret, jane nje dhurate e barabarte me pastrimin e parave te qelbura qe trafikantet dhe kriminelet synojne te marrin nga polítika.

Mua dhe gjithe opinionin publik shqiptar nuk na çudit ky fakt. Nese do te analizojme te shkuaren e qeverisjes suaj z.Berisha, e cila karakterizohet nga te njetat sulme kunder shtetit te se drejtes, (dhe, ky eshte puçi juaj z. Berisha), qe po shperfaqet edhe ne debatet shterpe te me shume se dy javeve te fundit.

Nuk eshte e rastit, per shembull, dhe tendenca juaj z. Berisha per t'ia faturuar krimin dhe trafiqet e regjimit tuaj, ne ate kohe opozites dhe sot qeverise. Te njejten gje po beni. Kjo tregon se patologjia juaj politike z.Berisha eshte e veshtiré te kurohet.

Une dhe mazhoranca qe drejtoj jemi shume te vendosur per ta cuar deri ne fund, dhe ne cdo date kushtetuese qe ka zgjedhje, gjithashtu, obligimin tone perfaqesues per nje Shqiperi te standarteve europiane ku punet maten me rezultate dhe krimi ndeshkohet institucionalisht mbi bazen e ligjit dhe te provave dhe jo mbi baze thashethemesh, qofshin keto te perhapura edhe nga nje opozite kaq e famshme sa e juaja, ndaj te ciles ne kemi treguar dhe do vazhdojme te tregojme respektin e domosdoshem ne nje shoqeri dhe shtet demokratik.
Gezojeni lirine qe ju takon, por mos abuzoni me te.

Eshte per te ardhur keq qe, fryma e bashkepunimit qe nisi vitin e shkuar, per shkak te recitivizmit tuaj, po vihet ne diskutim per ceshtje te karakterit emocionalo-patologjik. Demokracia, me falni qe jua kujtoj z. Berisha, eshte ne radhe te pare pjesmarrje dhe mbajtje pergjegjesish, te cilave nuk mund t'i shpetoni me alibine e papergjegjshmerise te personit me imunitet.

Z. kryetar une po ju kujtoj se ky Kuvend po kthehet ne informal. Ky Kuvend ne baze te rregullores duhet te funksionoje me disiplinen e nje axhende te miratuar prej votave te deputeteve ne shumice. Meqenese diskutimi po kryhet jashte axhendes kalendarike, disiplines dhe rregullores, une po ju akuzoj z. Berisha se ju po shkelni Kushtetuten, pikerisht ne mes te Parlamentit.

Sipas nenit 2 pika 3 e Kushtetutes, duke konsultuar programin dyjavor, (qe ju nuk doni te votohet) ku ka çeshtje te sigurise dhe te paqes per Republiken e Shqiperise, duke filluar qe nga marreveshjet e bashkepunimit ushtarak me vende anetare te NATO-s e deri te projektligje dhe vendime marreveshjesh, ne funksion te konsolidimit te policise se shtetit, ne lufte kunder krimit te organizuar, ku ka marreveshje qe mbrojne edhe shtresat ne nevoje, siç jane ato te pensioneve, por mbrojne dhe shtetin qe po neperkembet pret jush.

Pika 3 e nenit 2 te Kushtetutes thekson se "per ruajtjen e paqes dhe te interesave kombetare Republika e Shqiperise mund te marre pjese ne nje sistem sigurimi kolektiv". Ju nuk po lejoni te miratohet kjo gje.

Ju 42% e deputeteve te Kuvendit nuk mund te detyroni Parlamentin te braktise detyren kushtetuese.

Neni 75 pika 2 thote se "Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores se miratuar nga shumica e te gjithe anetareve". Po jua kujtoj rregulloren dhe disiplinen e perfaqesimit qe ajo permban.

Me ne fund neni 78: "Kuvendi vendos me shumicen e votave ne prani te me shume se gjysmes se anetareve te tij, perveç rasteve kur Kushtetuta kerkon nje shumice te cilesuar". Ne keto raste jua kemi treguar qe kemi nje shumice te cilesuar.

Si Kryetar i mazhorances une vazhdoj te mbetem i angazhuar per permiresimin e klimes politike ne vend. Por nese angazhimi i gjithe kesaj mazhorance nuk ka partnere, atehere te jeni te bindur se ne do vazhdojme me tej, sepse per fatin tone te mire dhe tuajin gjithashtu, mendimi kunder dhe aftesia vetekorrigjuese nuk na mungon dhe kete e kemi deshmuar gjeresisht. Eshte vetem ne te mire te vendit bashkerendimi i qendrimeve per çeshtje madhore dhe prioritare, qe kerkon interesi integrues i vendit dhe ai i qytetareve. Por nese ju vazhdoni shfaqjet e patologjise politike recitiviste edhe sot, atehere do te na duhet te respektojme me seriozitetin qe na karakterizon, mandatin qe na kane dhene votuesit ne shumice per te vazhduar te godasim me forcen e shtetit ligjor krimin e lidhur me politiken.

Me lejoni te beje nje sinteze te atyre qe kane ndodhur gjate ketyre dy javeve ne kete Kuvend perfaqesues.

Se pari: 35 deputete te opozites te perfshire nga ethet elektorale te liderit te tyre kerkojne te ngrihet nje komision hetimor per te hetuar politikisht Kryetarin e Bashkise se Tiranes z. Edi Rama. Ne pamje te pare kjo duket si e drejte e pamohueshme e opozites, e cila sipas Kushtetutes ka te drejte te krijoje komisione hetimi. Mirepo si gjithmone opozita qe vazhdon te mos e njohe Kushtetuten e ka lexuar dhe vazhdon edhe sot ta lexoje ate si ia kerkon interesi politik i dites. Debatet kushtetuese interpretohen nga Gjykata Kushtetuese.

Se dyti; Maxhoranca me pergjegjesine qe i jep perfaqesimi mazhoritar dhe Kushtetuta u kujdes qe kjo kerkese te ishte kushtetuese dhe ligjore dhe iu beri thirrje institucionale per riformulimin e saj. Keni nisur rifomulimin por nuk e keni bitisur akoma, prandaj duhet edhe perfshirja ne nje debat ne seance per ta bere riformulimin tuaj konform Kushtetutes. Z. Ruci sapo u angazhua ketu solemnisht se kerkesat me mbeshtetje kushtetuese ne i pranojme. Ndersa ju vazhdoni te luani karten e provokimit, duke pretenduar se po shkulni nga rrenjet krimin e organizuar, i cili kete radhe na paska fytyren e Edi Rames. Atehere institucioni bashkiak me kushte pluraliste eshte krijuar prej jush dhe eshte shkaterruar prej jush. Qe aty do ta fillojme hetimin, kur te formuloni kerkesen sipas Kushtetutes. Une e pershendes z. Berisha, i cili pranoi qe kjo gje te behet qe nga ‘92.

Se treti: Per te shmangur sensibilitet emocionale qe provokon perdorimi i emrave te perveçem, mazhoranca me pergjegjesi institucionale dhe te argumentuar me mbeshtetje kushtetuese ka sqaruar ne menyre te perseritur se ngritja e komisioneve hetimore per te hetuar persona te perveçem dhe pa imunitet kushtetues eshte çeshtje alogjike dhe jashte kompetencave kushtetuese te vete Kuvendit.

E katerta: Ju kolege te opozites fatkeqesisht nuk jeni bashkepunues ne respektimin e Kushtetutes siç pretendoni. Ju mund te perdorni fare mire instrumentet kushtetuese per zgjidhjen e çeshtjes, te cilat konsistojne ne riformulimin e çeshtjes "objekt hetimi", (sipas kerkesave te ligjit ne reference te Kushtetutes) ose venien ne levizje te Gjykates Kushtetuese me kerkese per interpretim. Ju keni zgjedhur rrugen e provokimit dhe te spektaklit politik, duke bllokuar Kuvendin.

Une jam i detyruar t'ju kujtoj edhe shifra per kete gje. Ju kujtoni se duke bllokuar Kuvendin mund te provokoni nje krize qe çon ne zgjedhje te parakohshme. I dashur shoku Sali koha e aleancave te tua fluide ka marre fund.

Se pesti: Pavaresisht nga çeshtjet ligjore qe shtrohen per zgjidhje, debateve dhe hetimit parlamentar, i cili kur nuk u permbahet standarteve degradon ne kete teater absurd, ku ti pretendon se i di te gjitha. Por me falni t'ju kujtoj se diareja juaj e ketij paniku elektoral nuk mund te vazhdoje te lejohet te permjerri te gjithe publikun. Sherri i kokefortesise tuaj zoterinj perfaqesues opozitare te popullit i ka shkaktuar nje fature financiare shtetit dhe taksapaguesve te barabarte me afro 2 miliard leke, per dy jave, ku ju nuk po lejoni shtetin te punoje. Keto perbejne rreth 10 % te fatures qe kerkohet sot per te perndjekurit politik, apo 5 % per rritjen e pensioneve te programuara.

Se gjashti: Mazhoranca ju ka kujtuar se Parlamenti nuk mund te keqperdoret per te bere fushate elektorale, aq me pak per zgjedhje administrative te nivelit lokal. Minimalisht ne duhet te respektojme ata zgjedhes qe votojne per kryetaret e tyre te bashkive, duke ia garantuar atyre te drejten qe te gjykojne permes votes.

Nuk besoj se ka ndonje Kushtetute ne bote, qe te drejten per te bere fushate elektorale, (aq me pak te paligjshme) ia njeh vetem pozites. Edhe ne çelje te debatit ne ju ftuam seriozisht te vazhdojme punen dhe reformat. Me sa duket ju keni zgjedhur te beni fushate. Por ne nuk mund te jemi aq te papergjegjsdhem sa te leme detyrat tona qeverisese ne kete moment te nje rendesie te vecante, per tu marre me nje çeshtje, sensibilitetet e se ciles mund t'i zgjidhnin profesionalisht organet e specializuara te hetimit, perveç komisioneve parlamentare kushtetuese.

Kerkesa jone per nje hetim te specializuar nuk eshte mirekuptuar nga ju, per shkak te verberise politike, qe po ju kthehet.

Me ne fund mazhoranca jone ne permbushje te detyrimeve demokratike, ju la ne dispozicion kohe te bollshme, qe te reflektoni siç e kerkon standarti i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Por ju as tani nuk e keni bere akoma kete gje. Perkundrazi po tentoni qe te beni pazare institucionesh nen kercenimin primitiv, se do te bllokoni edhe jeten parlamentare.

Une dua te theksoj edhe njehere se toleranca e qeverise dhe mazhorances ndaj shkelesve te ligjit, apo abuzuesve me detyren eshte zero. Kjo me ben te vleresoj se hetimet e specializuara jane me te dobishme se hetimet politike, qe risjellin precedentin e rrezikshem, se kur nuk behen sipas Kushtetutes dhe ligjit sjellin kriminelet ne pushtet.

Ne vend qe te perqendrohemi te zhvillimi konsensual i reformave prioritare, siç jane zgjedhjet dhe pronat, te cilat ju po i bllokoni ashtu si po bllokoni Kuvendin. Ju po merrni ne mbrojtje indirekte krimin e vertete, duke tentuar ta amnistoni ate, duke e fshehur nga hetimi (se ju e keni amnistiar edhe ne mars te 97 z. Berisha). Ju e beni kete duke goditur njerezit qe kane rezultate apo gjoja duke mbrojtur lirine e fjales me llotari fati. Kete e beni ju z. Berisha qe jeni regjistruar ne te gjitha rekordet e kancelarive te demokracise se zhvilluar, si persekutori i shtypit te lire dhe i kundershtareve politike. Po ju njoftoj se nuk ka ndryshuar ky opinion per ju, as deri mbreme.

Perfundimisht une do te vleresoja çdo nisme te deputeteve te Kuvendit, pa dallim rreshtimi politik, krahine, ideje, per te hetuar ne menyre kushtetuese dhe ligjore çdo çeshtje qe pret sensibilitetet e publikut dhe votuesit shqiptar.

Une jam i vendosur, si gjithe mazhoranca, te mbroj deri ne fund Kushtetuten dhe gjithe njerezit qe kontribuojne ne zhvillimin e ketij vendi. Te mos i shkoje mendja askujt se jemi akoma ne vitin '91, kur me tolerancen sociale u abuzua me demokracine dhe me shtetin. Sot shoqeria shqiptare ka pranuar rregulllat e shtetit ligjor dhe per pasoje ne kemi per detyre t'i zbatojme ato. Nese doni te hetoni çeshtje te veçanta sipas ligjit ne fuqi z. Berisha duhet t'i kerkoni ndjese te gjithe elektoratit per qendrimet e papergjegjshme dhe harxhimin e taksave te qytetareve shqiptare per me shume se dy jave.

Duhet te pranoni dhe faturen financiare qe keni shkaktuar dhe kete gje duhet ta beni tani dhe jo me vonese, siç e keni bere deri me sot. Po ju japim edhe kete shans per t'u rikuperuar.

Faleminderit per vemendjen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›