E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mbasdite Kryeministri Berisha priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Zotin Jan Kubis, me të cilin pati një bisedë të hapur dhe miqësore. Kryeministri Berisha i bëri Mi

Sot mbasdite Kryeministri Berisha priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Zotin Jan Kubis, me të cilin pati një bisedë të hapur dhe miqësore.

Kryeministri Berisha i bëri Ministrit Kubis një përshkrim të reformave dhe sfidave të qeverisë që ai drejton, duke u ndalur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në reformat në fushën e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ministri Kubis i vlerësoi shumë pozitivisht arritjet e deritanishme të qeverisë duke theksuar se ato njihen dhe vlerësohen nga të gjithë partnerët Evropianë dhe ndërkombëtarë të Shqipërisë. Duke inkurajuar vazhdimin e përpjekjeve të qeverisë për forcimin e shtetit ligjor dhe veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Ministri Kubis theksoi se ato janë elementi më i rëndësishëm për integrimin në BE dhe anëtarësim në NATO.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, Kryeministri Berisha dhe Ministri Kubis vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis të dy vendeve, por theksuan se është e nevojshme të fuqizohet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet midis Shqipërisë dhe Sllovakisë. Në këtë aspekt ata diskutuan mbi drejtimet e mundshme të këtij bashkëpunimi.

Duke vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian dhe anëtarësimit në NATO, Ministri Kubis shprehu mbështetjen e plotë të Sllovakisë për arritjen e këtyre objektivave madhore të Shqipërisë.

Kryeministri Berisha dhe Ministri Kubis diskutuan gjërësisht mbi çështjen e statusit final të Kosovës dhe shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Presidentin Ahtisari dhe mandatin e tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›