E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha priti një grup sipërmarrësish italianë, të kryesuar nga kryetarja e bashkisë së Leçes, Zonja Adriana Poli Bortone. Grupi përbëhej nga sipërmarrës në

Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha priti një grup sipërmarrësish italianë, të kryesuar nga kryetarja e bashkisë së Leçes, Zonja Adriana Poli Bortone. Grupi përbëhej nga sipërmarrës në fushën e ndërtimit, turizmit, përpunimit të mbetjeve urbane, të sektorit bankar, si dhe konsulentë të fushave të ndryshme. Në përbërje të grupit ishin edhe drejtues të Confindustria-s italiane.

Kryeministri e falenderoi Zonjën Poli Bortone dhe grupin e sipërmarrësve për interesin e tyre të madh për të investuar në Shqipëri. Kryeministri i inkurajoi ata në realizimin e projekteve dhe ideve të tyre investuese në të gjitha fushat dhe premtoi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Kryeministri i siguroi investitorët se qeveria shqiptare me reformat ekonomike e ligjore që ka ndërmarrë e po ndërmerr është garanci për suksesin e investimeve të tyre në Shqipëri.

Sipërmarrësit italianë i shprehën Kryeministrit interesin për të investuar në fushën e energjisë alternative, duke bërë një prezantim të shkurtër të studimeve të bëra prej tyre për ndërtimin e centraleve me erë; për të investuar ndërtimin e impianteve të mbetjeve urbane shqiptare, zhvillimin e turizmit detar dhe malor dhe hapjen e studiove të konsulencës italiano-amerikane. Në studimet e propozuara, problemet e mbrojtjes së mjedisit vlerësohen prioritare dhe shumë të rëndësishme edhe për zhvillimin e turizmit. Projektet e tyre konsiderojnë bashkëpunimin me bizneset shqiptare në të gjitha këto fusha.

Vizita e sotme e kryetares së bashkisë së Leçes, Zonjës Poli Bortone dhe e grupit të sipërmarësve është e dyta brenda tre muajsh për të materializuar marrëdhëniet miqësore midis krahinës së Pulias dhe Shqipërisë, këtë radhë me projekte konkrete në fushën e investimeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›