E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mblidhet KQZ, regjistron dy koalicionet parazgjedhore

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet mesditën e së shtunës për të shqyrtuar kërkesën për regjistrimin e dy koalicioneve parazgjedhore, "Aleancës për Punësim, Mirëqënie, dhe Integrim", që drejtohet nga Partia Demokratike dhe koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane", i drejtuar nga Partia Socialiste.

Koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga PD, përbëhet nga 25 parti të vogla, të djathta dhe të qendrës, ndërsa koalicioni i majtë, i kryesuar nga PS, përfshin rreth 40 parti.

Sistemi proporcional rajonal, që aplikohet në Shqipëri, favorizon aleancat e gjera dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare konkurruan katër koalicione zgjedhore. "Aleanca e Ndryshimit" ishte formacioni më i madh, i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim", përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca "Poli i Lirisë" dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", grupuan secila nga 6 parti.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›