E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha serbe: Autonomi për Kosovën, jo njohje të shtetësisë së vetëshpallur!

BEOGRAD- “Çdo autonomi e Kosovës është e pranueshme edhe ajo më e zgjeruara është e mundshme, por njohja de fakto e shtetësisë së vetëshpallur, nuk është e pranueshme”, ka thënë patriarku serb i Kishës Ortodoks të Serbisë Irinej.

Në një intervistë për gazetën Novosti. kreu i Kishës serbe theksoi se asnjë nuk duhet të shkelë Kushtetutën e Serbisë.

“Nuk guxojmë ta shkelim Kushtetutën tonë. Pushteti shtetëror ka përkrahjen tonë absolute që duke respektuar aktin më të lartë juridik, të gjendet mënyra më e mirë për bashkëjetesë të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, ka thënë për gazetën Novosti kreu i Kishës serbe.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›