Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, tre persona të plagosur
Korçë- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri me thika mes të rinjve në qytetine Korçës. Ngjarja është shënuar mëngesisn e sotëm në një lokal të Korçës, ku pesë persona janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin, pastaj debati ka degjeneruar në përdorimin e thikave.
Për pasojë tre prej tyre kanë marrë plagë në trup, mes të cilëve edhe dy vëllezër. Sipas policisë ata janë Ardian e Arben Rushiti dhe Shpëtim Gjeloshi, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal, ndërkohë që vëllezërit janë në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa deri tani mësohet se pesë personat kanë qenë në gjendje të dehur dhe sherri dyshohet se ka ardhur për motive banale. Blutë e qytetit juglindor kanë bërë indetifikimin e autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.