Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot nën drej-timin e kryetares Jozefina Topalli, për të shqyrtuar kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar të hënën (3 shtator). Kryetarja Topalli, në konferencën e djeshme për shtyp, bëri të ditur mbledhjen të premten të Konferencës së Kryetarëve, ku, siç tha ajo: "Janë futur në kalendar të gjitha projektligjet e sjella gjatë kësaj periudhe nga qeveria".
Në axhendën e punimeve të kuvendit për këtë sesion pritet të jenë një sërë ligjesh të rëndësishme, pjesë e 12 kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian, ku ndër të tjera është ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji për Imunitetet dhe nisma e Partisë Socialiste për disa ndryshime në Kushtetutën e vendit. Në ndryshim nga sesionet e mëparshme, axhenda kësaj here është mjaft e ngjeshur për shkak se një sërë institucionesh që duhen riformatuar.
(e.m/GSH/BAlkanWeb)