Sot, me daten 17 shkurt 2004, zyra e Ministrit te Shtetit per Koordinimin nepermjet Njesise Anti Korrupsion, zhvilloi Tryezen e Punes per Vleresimin dhe Rishikimin e Kuadrit Ligjor per Financimin e Pa
Sot, me daten 17 shkurt 2004, zyra e Ministrit te Shtetit per Koordinimin nepermjet Njesise Anti Korrupsion, zhvilloi Tryezen e Punes per Vleresimin dhe Rishikimin e Kuadrit Ligjor per Financimin e Partive Politike dhe Fushatave Zgjedhore. Ne kete aktivitet moren pjese Ministri i Shtetit per Koordinimin, z. Marko Bello, perfaqesues te ministrive dhe institucioneve te pavarura, anetare te Bordit Monitorues dhe te Njesise Anti-korrupsion, perfaqesues te shoqerise civile dhe komunitetit te biznesit, perfaqesues te organizatave nderkombetare si Keshilli i Europes, OSBE, Delegacioni i Komisionit Europian, MSI/USAID, SIDA, PAMECA etj. Gjithashtu, moren pjese edhe perfaqesues te spektrit politik parlamentar.
Kjo iniciative e rendesishme, ashtu si dhe ceshtja e konfliktit te interesave, pasqyron nje nder perpjekjet e qeverise per te vazhduar ne drejtim te nderhyrjeve te qenesishme qe do t'i japin nje dimension te ri parandalimit dhe luftes kunder korrupsionit dhe plotesimit te normave te shtetit te se drejtes me parimet dhe standardet bashkekohore demokratike ku mund te permendet, nder te tjera, Rekomandimi Rec(2003)4 i Komitetit te Ministrave te shteteve anetare te Keshillit te Evropes "Per rregullat e perbashketa kunder korrupsionit ne financimin e partive politike dhe te fushatave zgjedhore" i dates 8 prill 2003.
Ashtu sic vuri ne dukje edhe Ministri i Shtetit per Koordinimin, eshte fakt i pamohueshem per te cilin duhet te jemi te vetedijshem se vecanerisht parandalimi dhe lufta kunder korrupsionit nuk mund te konceptohet pa bashkeveprimin e te gjitheve, megjithe pergjegjesite specifike te secilit aktor. Ne fjalen e tij, Ministri i Shtetit per Koordinimin, duke dhene mbeshtetjen e tij personale dhe institucionale per kete iniciative, theksoi se "Problemi politik qe shtrohet per diskutim ketu eshte rritja e nivelit te pergjegjshmerise nga vete partite politike.
Partite politike jane aktore kyc ne debatin demokratik, ne formimin e ndergjegjes dhe ne shprehjen e vullnetit politik te qytetareve. Ne kete aspekt, eshte legjitim kontributi qe buxheti i shtetit jep pjeserisht per funksionimin e tyre, aq sa eshte po aq e ligjshme qe publiku te kete nje informim te garantuar per financimin e tyre. "
"Me objektivin e permiresimit te transparences se financimit te partive politike, - u shpreh ai – duhet te arrijme ne moralizimin e metejshem te transparences se jetes dhe aktivitetit politik per ta bere jo thjesht qeverisjen, por edhe alternativat ne qeverisje me te hapura, me te pergjegjshme dhe transparente, per t'i dhene me teper kontroll publikut, per te nxitur me shume pjesemarrjen e tij dhe per te rigjeneruar me mire besimin e publikut ne procesin politik.
Parimet dhe normat kushtetuese dhe ligjore per financimin e jetes politike duhet te parashikojne kontrollin demokratik dhe transparencen dhe e ritheksoj se kriteret e duhura te rregullimit te financimit nuk lidhen me asnje kusht apo perkatesi politike".
Fokusi kryesor i vleresimit dhe rishikimit te kuadrit ligjor ekzistues per financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore synon perqendrimin ne nevojen e rritjes se transparences ne procesin e financimit per te krijuar nje kuader ligjor transparent dhe te qarte duke nenvizuar se kriteret e duhura te rregullimit te financimit nuk lidhen me asnje kusht apo perkatesi politike, por
ne objektiva te tilla themelore si:
• Permiresimi i dispozitave per burimet e lejueshme te financimit
• Rritja e metejshme e transparences nepermjet deklarimit dhe publicitetit te burimeve te financimit dhe shpenzimeve
• Forcimi i kontrollit dhe mbikqyrjes se financimit
• Forcimi i sanksioneve per ceshtjet e financimit te partive dhe fushatave
Fryma e propozimeve permiresuese ka per qellim respektimin e logjikes se informimit, edukimit dhe vendosjen e sanksioneve per ceshtjet e financimit te partive politike dhe fushatave zgjedhore.