E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në mesditë në një takim të veçantë Delegacionin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga kongresmenët Gil Gutknecht dhe Mark Ken

Kryeministri Fatos Nano priti sot në mesditë në një takim të veçantë Delegacionin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga kongresmenët Gil Gutknecht dhe Mark Kennedy.

Në fillim të takimit, dy kongresmenët shprehën vlerësimet e autoriteteve më të larta të SHBA-së për Kryeministrin Nano dhe për mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë dhe po jep në luftën kundër terrorizmit. "SHBA ju është mirënjohëse që Shqipëria shprehu gadishmërinë e saj për tú bashkuar me ne në këtë përpjekje. Shqipëria është ndër vendet e para që dërguan vullnetarisht trupa për të sjellë ndryshimin e regjimit në Irak. Shqiptarët që kanë luftuar atje kanë shërbyer si heronj të vërtetë për lirinë e paqen jo vetën në Irak por në mbarë botën. Akti heroik i ushtarit Ervin Dervishi i përket të dy vendeve".

Në emër të Kongresit Amerikan, ata shprehën gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Shqipërinë në rrugën e saj drejt demokracisë dhe konsolidimit të ekonomisë.

Kryeministri Nano u shpreh se "marrëdhëniet midis dy vendeve tona i konsiderojmë strategjike dhe forcimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët dypalësh dhe shumëpalësh është një prioritet i vazhdueshëm i politikës sonë të jashtme". Kryeministri Nano nënvizoi në këtë kuadër marrëdhëniet e ngushta në fushën e mbrojtjes, praninë në Shqipëri të kompanive të njohura amerikanesi Locheed Martin dhe General Electric, aistencën e vazhdueshme e SHBA-së për vendin tonë.

Duke vlerësuar rolin veçanërisht të rëndësishëm amerikan, me mbështetjen e ofruar për zhvillimin e demokracisë dhe reformave në Shqipëri, Kryeministri Nano garantoi delegacionin amerikan për angazhimin e qeverisë shqiptare për thellimin e reformave në të gjitha fushat, forcimin e institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe ekonominë e tregut, në luftë kundër korrupsionit dhe trafiqeve ilegale. "Ne do të veprojmë me tolerancë zero kundër krimit dhe trafiqeve", tha Z. Nano.

Më tej, Z. Nano nënvizoi se Qeveria Shqiptare e konsideron integrimin e saj në BE si një nga synimet kryesore të politikës së saj të jashtme dhe prioritet strategjik. "Shqipëria tashmë është futur në procesin e Stabilizim Asociimit, duke e vlerësuar atë si kuadrin bazë që rregullon jo vetëm marrëdhëniet e Shqipërisë me Be-në por përbën gjithashtu dhe një stimul të fuqishëm për ecurinë e mëtejshme të reformave", tha Z. Nano.

Në të njëjtën këndvështrim me procesin e integrimit në BE, Z. Nano theksoi se integrimi i plotë i vendit tonë në NATO mbetet një tjetër objektiv strategjik për Shqipërinë. Kryeministri Nano u shpreh se "qeveria shqiptare e shikon të ardhmen e vendit pazgjidhshmërisht në strukturat euroatlantike të NATO-s dhe është thellësisht e bindur se sfidat e reja të këtij shekulli mund të përballen duke e forcuar lidhjen transatlantike.

Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Kryeministri Nano vlerësoi kontributin vendimtar amerikan për stabilitetin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në Kosovë për forcimin e institucioneve demokratike dhe drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Nga ana e tij, delegacioni i Kongresit Amerikan vlerësoi rolin shumë pozitiv që Shqipëria luan në rajon. "Shqipëria është dhe duhet të jetë model për të gjithë vendet e rajonit", theksuan ata.

Në këtë kontekst, Z. Nano u shpreh se Shqipëria vazhdon të japë kontributin e saj në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon dhe se bashkëpunimi dhe integrimi rajonal do të ndihmojnë vendet e rajonit edhe në drejtim të integrimit europian. "Jemi të vendosur për të synuar një progres të mëtejshëm drejt nxitjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushën politikem ekonomike e tregtare, si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ruajtjes dhe menaxhimit të kufijve, integrimit euratlantik, arsimit e shkencës etj.", u shpreh Kryeministri Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›