Sot mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi 8 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Moti, e diel 26 prill 1 nga 2