Sot ndeshja Danimarkë-Shqipëri, Topi takon futbollistët e Kombëtares
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresi sot në mbrëmje në Kopenhagen ndërkohë që dje është takuar me Presidentin Bamir Topi, i cili po zhvillon një vizitë në Danimarkë. Kombëtarja pritej me një formacion ndryshe, edhe pse Han kishte menduar të shihte në fushë afërsisht të njëjtin formacion si ndaj Hungarisë. Tashmë duket se trajneri holandes ka ndryshaur mendje. Kështu nga Danimarka vijnë inforamcione pranë stafit të kombëtares së Ari Hanit do të luaj me një sulmues por ai nuk do të jetë shkodrani Hamdi Salihi i cili pritet të ulet në stol i vetëm në sulm do të luaj sulmuesi kososvar Bersart Berisha ky i fundit aktivizoshert në kampionatin danez të futbollit dhe ka premtuar se do ti shenojë Danimarkës, ndëkrohë në mbrojte do të luaj Vangjelli Curri dhe Agolli ndërsa Dallku pritet të luaj në qendër dhe shkdorani Elcin Beqiri do të ulet sërish në stol, një vendim i 1çuditshëm nga Ari Han. Në mesfushë do të rikthehet Bulku titular i mbështetur nga kapiteni Lala, Skela dhe Duro, ndërsa pas Berishës do të vendoset fantazisti Ervin Skela . Mesa duket trajenri kuqezi nuk ka bërë asnjë llojë ndryshimi special. Në takimin me Kombëtaren Presidenti Topi konfirmoi dhe pjesëmarrjen e tij në ndeshjen që do të zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin "Parken" të Kopenhagenit mes përfaqësueseve të futbollit të Shqipërisë dhe Danimarkës, për eleminatoret e kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010"